Izraeli miraton marrëveshjen e armëpushimit

Nga A2 CNN
10 Tetor 2025, 07:31 | Bota

Izraeli miraton marrëveshjen e armëpushimit

Një pikë kthese në konfliktin e Lindjes së Mesme. Qeveria izraelite miratoi marrëveshjen me Hamasin "për një armëpushim dhe për lirimin e të gjithë pengjeve në Gaza".

Me miratimin e marrëveshjes, armëpushimi në Gaza hyri në fuqi menjëherë, siç përcaktohet në dokumentin e nënshkruar në Egjipt të enjten në mëngjes, shkruan A2.

Ushtria izraelite do të tërhiqet brenda 24 orëve të ardhshme, pas së cilës Hamasi duhet të lirojë të gjithë pengjet gjallë brenda 72 orëve. Faza e parë e marrëveshjes së paqes përfshin gjithashtu lirimin e gati 2 000 të burgosurve palestinezë, shkruan A2.

SHBA-të do të dërgojnë 200 trupa për të monitoruar armëpushimin në Gaza. Egjipti, Katari, Turqia dhe Shtetet e Bashkuara do të formojnë një grup pune.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos