Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës, pezullohen 2 punonjësit e Policisë

Nga A2 CNN
16 Tetor 2026, 16:23 | Aktualitet

Tërhoqën zvarrë adoleshentin gjatë protestës,

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, ka urdhëruar pezullimin e menjëhershëm nga detyra të dy punonjësve të Policisë, pas publikimit të videove në rrjetet sociale ku shfaqen duke tejkaluar detyrën gjatë ndërhyrjes në protestën e zhvilluar në Tiranë.

Bëhet fjalë për inspektorët E. P. dhe T. Ç., me detyrë në Patrullën e Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3, Tiranë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shtetit, vendimi për pezullimin e tyre është marrë menjëherë pas publikimit të pamjeve, në të cilat dy punonjësit dyshohet se kanë vepruar në tejkalim të detyrës dhe të parimit të proporcionalitetit gjatë ndërhyrjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos