Luftërat e (pa)mbyllura të Trump, rindizet konflikti Kamboxhia-Tajlandë, luftime dhe eksod

Nga Xhevahir Qardaku
8 Dhjetor 2025, 16:15 | Bota

Luftërat e (pa)mbyllura të Trump, rindizet konflikti

Mijëra civilë përgjatë kufirit Tajlandë-Kamboxhia po ikin pas përshkallëzimit të dhunës midis dy vendeve. Katër civilë janë vrarë deri më tani. Kjo luftë konsiderohej e mbyllur nga ndërhyrja e presidentit amerikan, Donald Trump.

Një zëdhënës i ushtrisë tajlandeze tha se avionët e forcave ajrore bombarduan pozicionet ushtarake të forcave të Kamboxhias pasi një ushtar tajlandez u vra në një shkëmbim zjarri përgjatë kufirit të diskutueshëm.

Të dyja palët kanë akuzuar njëra-tjetrën për fillimin e konfliktit. Bëhet fjalë për konfrontimin më serioz midis të dyja vendeve që kur ranë dakord për një armëpushim në korrik.

Kryeministri i Malajzisë, Anwar Ibrahim, i cili ndihmoi në ndërmjetësimin e asaj marrëveshjeje, ka paralajmëruar se përplasjet e reja rrezikojnë “të dëmtojnë punën e kujdesshme që është bërë për stabilizimin e marrëdhënieve midis dy fqinjëve”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos