"Nëse do të ishim në luftë, do ta kishim fituar" Trump në Japoni: Ushtria jonë më fuqishmja në botë

Nga Rosalba Bejdo
28 Tetor 2025, 15:32 | Bota

"Nëse do të ishim në luftë, do ta kishim fituar"

Nëse do të ishim në një luftë tani, do ta kishim fituar atë... Janë fjalët e presidentit amerikan Donald Trump për trupat amerikanë në bordin e aeroplan mbajtëses USS Uashington e stacionuar në Japoni. Kreu i Shtëpisë së Bardhë gjendet në Japoni si pjesë e një vizite diplomatike rreth rajonit. 

Mes ovacioneve të ushtarëve, Trump pohoi se askush nuk prodhonte armatime dhe pajisje si SHBA.

“Ndrysha nga administrata e kaluar nuk do të jemi politikisht korrektë kur vjen puna për mbrojtjen e shteteve të bashkuara, në çdo mënyrë që të mundemi. Nëse do të ishim në një luftë do ta kishim fituar si askush tjetër. Nuk ka ushtri si ushtria jonë, as që nuk i afrohet”, tha Trump.

Më herët presidenti amerikan nuk ja kurseu lëvdatat kryeministres së parë grua të Japonisë, Sanae Takaichi duke mirëpritur zotimin e saj për të përshpejtuar fuqizimin ushtarak. Gjatë takimi në Tokio dy udhëheqësit nënshkruan gjithashtu marrëveshje për tregtinë dhe mineralet e rralla. Takaichi, e besuara e mikut dhe shokut të golfit të Donald Trump, ish-kryeministrit të vrarë Shinzo Abe, përshëndeti përpjekjet e Donald Trump për të zgjidhur konfliktet globale duke u zotuar ta nominojë atë për çmimin Nobel për paqen.

Të dyja qeveritë publikuan një listë projektesh në fushën e energjisë, inteligjencës artificiale dhe mineraleve të rralla, tek të cilat kompanitë japoneze synojnë të investojnë deri në 400 miliardë dollarë. Dy liderët folën për epokë të artë sa I përket aleancës mes dy vendeve. 

Trump kishte marrëdhënie shumë të ngushta me paraardhësin dhe mentorin e Takaicit, Shinzo Abe, i cili u bë i pari lider botërore që takoi Trumpin pas fitores në 2016. Abe humbi jetën në një atentat në vitin 2022.  

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos