Para takimit me Zelenskyn, Trump thotë se Ukraina mund ta 'harrojë' NATO-n

Nga A2 CNN
27 Shkurt 2025, 08:58 | Bota

Para takimit me Zelenskyn, Trump thotë se Ukraina mund ta

Pak orë para se Volodymyr Zelensky të hyjë në zyrën e tij për të nënshkruar një marrëveshje të madhe për tokat e rralla me minerale, Donald Trump ka deklaruar se Ukraina mund ta "harrojë" anëtarësimin në NATO, duke fajësuar aleancën për shkaktimin e konfliktit me Rusinë.

Presidenti i SHBA i bëri komentet në takimin e tij me kabinetin të mërkurën, i pari i këtij lloji që nga inaugurimi.

Ai deklaroi me guxim se Ukraina e shkatërruar nga lufta mund ta harrojë anëtarësimin në NATO, duke fajësuar aleancën për ndezjen e konfliktit.

"Ju mund ta harroni këtë. Kjo është ndoshta arsyeja pse filloi e gjithë kjo" u tha Trump gazetarëve.

Ai vazhdoi duke thënë se si do të përfitojë Amerika nga marrëveshja e mineraleve pasi vendi do t'i "rikthejë paratë e dhuruara mbrapsht".

“Marrëveshja që ne po bëjmë na sjell pasuri të madhe. Ne i kthejmë paratë që kemi shpenzuar dhe shpresojmë se do të jemi në gjendje ta rregullojmë këtë”, tha Trump.

Lidhur me presionin për garancitë e sigurisë për Ukrainën, Trump e bëri të qartë se nuk po ofron shumë për Zelenskyn.

"Unë nuk do të bëj garanci sigurie. Ne do ta bëjmë Evropën ta bëjë këtë sepse Evropa është fqinji i tyre, por ne po sigurohemi që gjithçka të shkojë mirë", u shpreh Presidenti i SHBA.

Trump këmbënguli se nga marrëveshja do të përfitonte gjithashtu edhe Ukraina.

"Askush nuk do të ngatërrohet me njerëzit kur të jemi atje", shtoi ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos