Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi, qindra të zhdukur

Nga A2 CNN
1 Dhjetor 2025, 17:39 | Bota

Rritet bilanci i viktimave nga përmbytjet në Indonezi, qindra të

Ka shkuar më shumë se 500 numri i viktimave nga përmbytjet në Indonezi, teksa ekipet e kërkim shpëtimit vijojnë operacionin për të arritur në zonat e prekura.

Përmbytjet, të cilat u shkaktuan nga një ciklon i rrallë që ishte formuar mbi ngushticën e Malakës, kanë goditur tre provinca dhe kanë prekur rreth 1.4 milion njerëz.

500 persona mbeten të zhdukur, ndërsa mijëra të tjerë janë plagosur.

Indonezia është vetëm një pjesë e Azisë që është goditur nga shira të rrëmbyeshëm dhe stuhitë në ditët e fundit, me Tajlandën, Malajzinë dhe Sri Lankën që gjithashtu raportojnë vdekje.

Në Indonezi, provincat e Aceh, Sumatra Veriore dhe Sumatra Perëndimore janë goditur më rëndë, me mijëra banorë ende pa furnizime kritike dhe të izoluar nga pjesa tjetër e vendit.

Shumë prej tyre ende presin për ndihmë ushqimore, ndërsa disa të tjerë thonë se nuk kanë ngrënë për dy deri në tre ditë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos