
Kryetari i PD Sali Berisha, gjatë replikës me deputetin e PS-së, Vullnet Sinajt, akuzoi këtë të fundit se, brenda 3 ditësh e ndryshoi vendimin e tij për të votuar Reformën Territoriale.
“E dëgjuat deputetin tuaj se si brenda tre ditëve u shndërrua në eunuk”, u shpreh Berisha, duke iu drejtuar nga foltorja e Kuvendit deputetëve të mazhorancës.
“Si ka mundësi që del këtu edhe na bën histori, në një kohë kur, faktikisht, fjala jote është funerali i Bashkisë Selenicë. Shtylla e turpit në atë bashki do ngrihet dhe emri i parafolësit do shkruhet me gërmat më të zeza. Mbajeni mend këtë, edhe po s’ndodhi shpejt, do ndodhë, do ndodhë, do ndodhë”, tha kryedemokrati. (A2 Televizion)