Komisionerja europiane për Zgjerimin, Marta Kos gjate prezantimit te dokumenti për zgjerimin theksoi se një nga elementet kryesore të propozimit është anëtarësimi gradual, duke e përshkruar këtë proces si një mënyrë për të shtuar mundësitë për vendet kandidate.
“Pika dy, një kornizë pune më ambicioze për integrimin, në prezantim status quo-në, e dyta anëtarësimi gradual dhe rikthimi i anëtarësimit. Anëtarësimi gradual ka të bëjë me shtimin e mundësive. Nuk është një zëvendësim për anëtarësimin e plotë, por shpejtues për zgjerimin, urë për stabilizimin e kontinentit tonë teksa kërkojmë dhe zgjerimin në bazë të meritokracisë. Ne do të shohim se çfarë mund të sjellë tek ne ky integrim gradual, kjo është diçka e mirë. Pjesëmarrja në politikat e BE-së duhet të jetë e kushtëzuar në reforma dhe e hapur vetëm për interesa strategjike të përbashkëta. E treta, propozojmë rrugë të sigurta për të ardhmen, të gjitha shtetet anëtare do të kenë të drejta të barabarta, për të qenë pjesë e BE-së duhet të jenë në të njëjtën linjë me standardet e drejtësisë dhe të mos shkojnë më poshtë. Propozojmë rregulla të forta për çdo shtet anëtar dhe për ligjin për demokracinë, të drejtat themelore dhe thyerjet serioze të bashkëpunimit.” (A2 Televizion)