Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë

Nga A2 CNN
1 Tetor 2026, 16:14 | Aktualitet

Ashtu sikurse ishte paralajmëruar ka nisur në orën 16: 00 protesta me titull “Jo në emrin tim” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, kundër vendimit të Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Organizatori i protestave Çlirim Haziri, ka ftuar qytetarët të bashkohen sot në sheshet e Prishtinës nga ora 16:00, për të kundërshtuar vendimin e Gjykatës Speciale në Hagë.

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin

Përmes një postimi në rrjetet sociale ai bëri thirrje për bashkim në mbështetje të UÇK-së dhe të së vërtetës së luftës çlirimtare.

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin

Sipas tij protesta e sotme pritet të jetë një nga më të mëdhatë në Kosovë, ndërkohë që ftoi të gjithë liderët politikë e partiakë dhe përfaqësues të institucioneve që ti bashkohen protestës.

Nis protesta “Jo në emrin tim” në sheshin

Haziri ka njoftuar gjithashtu se pas marshit të sotëm, protestat e mbrëmjes do të vazhdojnë nga nesër. (A2 Televizion)


A2 CNN Livestream

Latest Videos