“Deklarata është zotim, ligji zbatim” veteranët e UÇK: Protestat vijojnë, dihen përgjegjësit në kuvend

Nga Xhevahir Qardaku
29 Shtator 2026, 18:24 | Aktualitet

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kërkojnë procedim të shpejtë të projektligjit për ndryshimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Nënkryetari i organizatës, Gazmend Syla, njoftoi gjithashtu se protestat do të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UÇK që u dënuan me 81 vite burg në Hagë.

“Kuvendi dhe deputetët e bënë pjesën e tyre e dëshmuan vullnetin politik me votë. Qeveria duhet ta procedojë sa më parë projektligjin në mënyrë që ai të vijë menjëherë në Kuvend për miratim. Projektligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për Dhomat e Specializuara nuk duhet të vonohet. Deklarata është zotim, ligji është veprim. Ata që sot i kanë duart e lidhura në Hagë kanë nevojë për veprime konkrete. Nëse vendi shkon në zgjedhje pa u miratuar, Kuvendi është përgjegjësia për të miratuar këtë ligj. Përgjegjësia politike për mosprocedim të tij duhet të jetë e qartë edhe e specifikuar… Do të ketë organizime të tilla nga OVL-UÇK deri ditën sa bashkëluftëtarët tanë do të kthehen në shtëpitë e tyre të pafajshëm. Do të thotë ajo ka qenë një farë forme nxemje e kësaj çka ka me ndodh më 17 dhjetor”, tha Gazmend Syla, nënkryetar, OVL-UÇK. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos