'Mos guxoni ti përsërisni', Rohde: Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh

Nga A2 CNN
14 Gusht 2024, 18:33 | Politikë

'Mos guxoni ti përsërisni', Rohde: Këshillat e

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka reaguar ashpër thënë se plagosjet e ushtarëve të KFOR-it dhe civilëve, siç ndodhi vitin e kaluar, nuk guxojnë të ripërsëriten.

Kjo deklaratë e tij vjen në prag të paralajmërimit të qeverisë kosovare se Ura e Ibrit do të hapet, edhe pse këtë e kundërshtojnë BE dhe partnerët tjerë ndërkombëtarë.

“Mbështetje e plotë për vijat e kuqe të KFOR-it, përfshirë për urën e Mitrovicës. Veprimet e njëanshme të vitit të kaluar që shkaktuan lëndime te ushtarët e KFOR-it, të civilëve, nuk duhet të përsëriten. Këshillat e ndërkombëtarëve duhet të merren parasysh. Nevojitet de-përshkallëzimi i retorikës; mirëpresim koordinimin që e përmendi Albin Kurti”, deklaroi Rohde në X.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos