SHBA i jep “shuplakën” e radhës Kosovës

Nga Rosalba Bejdo
8 Gusht 2024, 09:50 | Politikë

Me vendimet e vazhdueshme të pakoordinuara, Kosova po vë në rrezik mundësitë që Uashingtoni e ka ndihmuar të krijojë.

Deklarata erdhi nga zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit Matthew Miller, gjatë një konference për shtyp. Ai përsëriti qëndrimin se SHBA janë të shqetësuara me vendimet e fundit të Kosovës, kur u pyet nëse duhet të ketë pasoja për autoritetet në Kosovë pas mbylljes së disa objekteve të Postës së Serbisë në veri të vendit disa ditë më parë.

Besojmë se ata kanë vënë në rrezik mundësitë, të cilat ne e kemi ndihmuar Kosovës t’i krijojë. Nëse shikoni zhvillimet që nga pavarësia e Kosovës, Shtetet e Bashkuara fuqishëm kanë mbështetur integrimin e saj të plotë në komunitetin ndërkombëtar si demokraci sovrane e shumetnike. Por, që të përmbushet ky synim, ne kemi bashkëpunuar vazhdimisht me udhëheqësit politikë të Kosovës në veprimet që kanë forcuar paqen e përparimin në vend dhe çojnë përpara Kosovën në rrugën euroatlantike.

Miller i bëri thirrje më Kosovës që të kthehet angazhimit të ngushtë dhe konstruktiv” meta, Bashkimin Evropian, NATO-n dhe partnerët e tjerë ndërkombëtarë. Zëdhënësi i DASH-it shtoi më tej se këto qëndrime ia kanë shprehur edhe privatisht Qeverisë së Kosovës, teksa theksoi se nuk dëshiron që spekulojë për veprimet në të ardhmen.

Të hënën, qeveria e Shteteve të Bashkuara u shpreh “thellësisht e zhgënjyer” me ato që ajo i quaji “veprime të njëanshme dhe të pa bashkërenduara të qeverisë së Kosovës”, për mbylljen e degëve të Postës Serbe në veri të Kosovës, për të cilat autoritetet në Prishtinë thanë se vepronin pa licencë. Vendimi nxiti kritika edhe nga bashkimi Europian dhe aleatë të tjerë perëndimorë, e po ashtu ndezi zemërimin e serbëve të Kosovës dhe Beogradit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos