Nuk e braktisën as pas vdekjes. Ja kandidati që u votua në Kosovë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 08:24 | Politikë

Nuk e braktisën as pas vdekjes. Ja kandidati që u votua në

Në zgjedhjet e së dielës në Prishtinë, qytetarët kanë hedhur votën edhe për një kandidat, i cili fatkeqësisht kishte humbur jetën disa javë më parë.

E gjitha kjo ka ndodhur në komunën e Gjakovës, ku votuesit kanë gjetur në listën e kandidatëve edhe emrin e të ndjerit Nikollë Perkaj, ish-kryetar i Ballit Kombëtar Demokrat Shqiptar.

Perkaj kishte ndërruar jetë disa javë më parë, por për shkak të afateve ligjore dhe procedurave zgjedhore, emri i tij kishte mbetur në listën zyrtare të kandidatëve.

Sipas rezultateve të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve , Nikollë Perkaj ka marrë 53 vota në këto zgjedhje.

Nuk e braktisën as pas vdekjes. Ja kandidati që u votua në (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos