Çeku: Rezultati i 12 tetorit, hapi i parë drejt fitores në Prishtinë

Nga A2 CNN
13 Tetor 2025, 07:09 | Politikë

Çeku: Rezultati i 12 tetorit, hapi i parë drejt fitores në
Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Prishtinës, Hajrulla Çeku, tha se rezultati në kryeqytet është “shumë i mirë për ne”.

“Është hapi ynë i parë drejt fitores sonë të madhe në Prishtinë. Të gjithë aktivistët tanë janë të mobilizuar. Prej nesër vazhdon puna deri në ditën kur mbahet balotazhi”, tha ai gjatë një konference për media.

Me 97.39 për qind të votave të numëruara, Përparim Rama nga Lidhja Demokratike e Kosovës udhëheq në Prishtinë me 33.78 për qind.

Çeku është i dyti me 32.98 për qind.

Kur u pyet për koalicionet e mundshme, ai tha se kërkon koalicion me qytetarët “për ta bërë ndryshimin në Prishtinë”.

Çeku tha, po ashtu, se LVV-ja është e vetmja parti politike e cila i ka rikonfirmuar të gjitha komunat ku ka qeverisur.

"Jemi të parët pa balotazh në Podujevë, Kamenicë dhe Shtime dhe me shumë gjasë edhe në Gjilan". REL (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos