“SHBA dhe Bejanë treguar shumë të butë me Serbinë.” Janë fjalët e kryeministrit Albin Kurti, i cili në një intervistë për Financial Times, kërkon që perëndimi ti caktojë Serbisë një afat për të miratuar sanksionet ndaj Rusisë.
Sipas tij, Beogradi duhej të rreshtohej në krah të perëndimit kundër Moskës, për t’i dhënë siguri Kosovës se ishte i përkushtuar për normalizim të raporteve.
Ai i bën thirrje Brukselit dhe Uashingtonit të ndryshojnë qasje, dhe të mos qëndrojnë më në stol.
"Pasi Serbia të vendosë sanksione ndaj Federatës Ruse, atëherë ky do ishte një moment që do të tregonte se dëshiron të integrohet në BE dhe Serbia pa Moskën nuk do të kërcënonte sigurinë e kontinentit. Më pas do të besonim se ata duan paqe. SHBE dhe BE duhet të heqin dorë nga qëndrimi i butë.”
Teksa përmend tensionet e fundit mes Kosovës dhe Serbisë, që përshkallëzuan më 24 shtator, e që kane detyruar Prishtinën të zbarkojë në veri forcat speciale, Financial Times, shkruan se Kurti refuzoi t’i përgjigjej pyetjes se kur do të tërhiqeshin këto forca nga komunat veriore.
Megjithatë, ai këmbëngul se ankesat nga serbët për praninë e tyre, janë zbehur.
Shefi i ekzekutivit të Kosovës e pranon se ndonjëherë ka dallime mes tij dhe partnerëve europianë dha Amerikanë, siç thotë, kur vjen puna tek strategjitë dhe taktikat në terren nga njëra anë, dhe marrëdhëniet me Serbinë nga ana tjetër.
Qasja e butë sipas tij, ishte pasojë e shpresës se Serbia herët a vonë, do të kalojë në kampin perëndimor.
“Por kemi pritur shumë gjatë për të pasur ende shpresa”, deklaron Kurti. (A2 Televizion)