Në Librazhd , Edi Rama iu referua episodit të hedhjeve të vezës në Parlament, kur komenton Parlamentin me opozitën e vjetër. “Vjen kryetari në sallë të Parlamentit me pallto, ai ishte me vezë. Dhe duhet të mërzitemi se kanë ikur, këta vonë u kujtuan që të ikin”, ironizoi Rama. Thirrjeve të herëpashershme për dialog, mesa duket i ka ardhur fundi. “Nuk ka më asnjë lloj tryeze për të negociuar mandatin që na keni dhënë ju”, vijoi kryeministri. Nga Librazhdi në kuadër të turit për “qeverinë që duam”, i vetmi shqetësim për kreun e qeverisë duket se është mundësia e bllokimit të procesit zgjedhor nga opozita, por jo mungesa e saj në to. “Mos hyni, ne zgjedhjet do t’i bëjmë. Rendësi ka që mos të pengojmë njeri të hy në zgjedhje, por jo t’i shtyjmë që të hyjnë’, deklaroi Rama. Kryeministri u ndal sërish te ndryshimet në kodin penal që do të mundësohen nga votat e opozitarëve të rinj, brenda këtij sesioni. (A2 Televizion)
Rama: Nuk ka negociatë, nuk do të përsëritet historia e 2017-ës
