
Sipas kryeministrit Edi Rama, Qeveria ka vendosur në mbledhjen e saj të sotme për një shpërblim për Vitin e Ri për pensionistët me vlerë 50 dollarë, pra pak më shumë se 5400 lekë.
Në të njëjtën mbledhje është miratuar edhe çeku për bebet e lindura në 2019, ku 400 dollarë do të shkojnë për fëmijën e parë, 800 për të dytin dhe 1200 për të tjerët.
Masat sociale për këto kategori janë sipas Kryeministrit ende jo të mjaftueshme, por “as që mendoheshin 5 vite më parë”.
Nismës së Qeverisë për pensionistët i është përgjigjur deputetja e PD-së Grida Duma që e ka cilësuar si “një lëmoshë” tallëse vlerën e miratuar, “ashtu siç Rama tallet sot edhe me të rinjtë”. (A2 Televizion)