
Pas provimeve, marrjes së rezultateve dhe festave të organizuara, maturantët po bëhen gati për të përzgjedhur degët në universitet.
Procesi i hapjes së portalit u-Albania, aty ku do të kryen edhe regjistrimet, ka nisur që në fillim të korrikut dhe pas dorëzimit të listës së plotë të maturantëve nga ana e Qendrës së Shërbimeve Arsimore gjithçka do të jetë gati.
Tregu i punës po kërkon gjithmonë e më tepër profesionist, ndaj edhe qasja e maturantëve është drejt degëve që e ofrojnë këtë mundësi.
Eksperienca e mësimit online ka lënë të pakënaqur studentët. Kërkojnë të rikthehen në auditore përtej çdo situate që mund të rrjedhë si pasojë e pandemisë.
Sipas përfaqësuesve të Rektoratit të Tiranës, pjesëmarrja e studentëve në platformën online të mësimdhënies ka qenë mbi 95%. Të kundërtën thonë anketimet e shoqërisë civile dhe vetë studentët të cilët janë hasur me vështirësi të ndryshme. (A2 Televizion)