Restaurohet Krishti Shpëtimtar, pamjet janë spektakolare

Nga A2 CNN
25 Mars 2021, 17:46 | Lifestyle

Është simboli i Rio de Janeiros, ndoshta i të githë Brazilit, dhe në vitin 2007 është radhitur në mes të shtatë mrekullive të botës moderne.   

Statuja e Krishtit Shpëtimtar është ndërtuar midis vitit 1922 dhe 1931, dhe është gjatë më shumë se 30 metra, duke marrë parasysh edhe piedestalin.

Statuja 90-vjeçare ka tashmë nevojë për restaurim, dhe për këtë arsye është angazhuar një ekip i specializuar, që përtej njohurive profesionale ka treguar edhe talent akrobatësh.

https://www.youtube.com/watch?v=xuKJZrsRV6w

Pamjet e shpërndara për publikun janë vërtetë spektakolare, dhe vetë restauruesit shprehen se kjo është eksperienca më emocionuese e jetës së tyre.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos