Rrëzohet kandidatja e Macron, Goulard nuk bind Parlamentin Europian

Nga A2 CNN
10 Tetor 2019, 19:48 | Bota
Rrëzohet kandidatja e Macron, Goulard nuk bind Parlamentin Europian

Parlamenti Europian rrëzon kandidaten e propozuar nga Franca për të drejtuar Komisionin e Industrisë. Ligjvënësit e BE-së nuk mbështetën Silvi Gulard, pasi dështoi të justifikonte rolin e saj në një skandal me punësimin.

Konkretisht, ish ministrja e mbrojtjes akuzohet se ka punësuar me fonde të BE-së, asistentë për partinë e saj në Francë.

https://a2news.com/2019/09/14/skuadra-e-re-e-komisionit-evropian-telashe-per-leyen-disa-te-nominuar-jane-ne-hetim/

Kjo është hera e tretë që Parlamenti Europian rrëzon një kandidat të presidentes së zgjedhur të Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen, për postet kyçe të skuadrës së saj. Më herët ligjvënësit refuzuan propozimin e Hungarisë dhe Rumanisë për shkak të konfliktit të interesit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos