Rritet numri i aksidenteve, fajtorë drejtuesit

Nga A2 CNN
27 Mars 2019, 11:27 | Kronikë
Rritet numri i aksidenteve, fajtorë drejtuesit

Numri i aksidenteve në vend është rritur. Të dhënat e fundit të Institutit të Statistikave tregojnë se në shkurt numërohen 125 aksidente rrugore nga 113 të tillë, të ndodhur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në mbi 82% të rasteve, aksidentet kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup mosha 25 deri në 35 vjeç. Të dhënat e detajuara të INSTAT tregojnë se qarqet me numrin më të madh të aksidenteve janë Durrësi, Fieri dhe Tirana, ndërsa më pak aksidente janë shënuar në Vlorë, Korçë e Berat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos