Rusia tregon forcën ushtarake në sytë e Putin

Nga A2 CNN
13 Shtator 2021, 22:04 | Bota

Presidenti Vladimir Putin vëzhgoi nga afër stërvitjen e madhe ushtarake që Rusia është duke mbajtur së bashku me Bjellorusinë.

Putin ishte në një poligon në Mulino në rajonin e Nizhny Novgorod dhe ndoqi manovrat ushtarake të ushtrisë ruse. Stërvitja ushtarake e quajtur “Zapad-2021” pritet të zgjasë deri të enjten e ardhshme. Sipas Daily Mail, kjo stërvitje masive ka alarmuar Ukrainën, por edhe NATO-n.

Në po marrin pjesë rreth 200 mijë trupa ushtarake, të paktën 80 avionë, më shumë se 300 tanke dhe 15 anije. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/09/10/rusia-alarmon-nato-n-200-mije-ushtare-qindra-tanke-avione-e-anije-ne-stervitjen-e-perbashket-me-bjellorusine/

A2 CNN Livestream

Latest Videos