Sërfisti fiton sfidën e hapjes së shishes... deri tani

Nga A2 CNN
6 Korrik 2019, 11:48 | Kapur në kamera

Kohët e fundit një sfidë e re ka nisur të përhapet në internet, ku personazhe të famshëm, ose jo, hapin shishet me pije me këmbë, pas një rrotullimi akrobatik.

Por një sërfist profesionist e ka çuar atë që quhet #BottleCapChallenge në një nivel tjetër. Në një video të publikuar në rrjetet sociale, Steel Lafferty nga Florida, shihet teksa hap shishen me tavolinën e sërfit ndërsa lundron me shpejtësi në det i tërhequr nga një motoskaf.

Personazhe të tjerë që kanë provuar dhe realizuar me sukses këtë sfidë janë aktori Jason Statham, sulmuesi Zlatan Ibrahimovic, si dhe Paul Pogba, i cili ka postuar së fundmi një video në Instagram ku shihet të hapë dy shishe njëkohësisht. (A2 Televizion)

https://youtu.be/KD9WEtBe_P0
https://twitter.com/realjstatham/status/1145729134037020674
https://www.instagram.com/p/BzjagQulkfF/

A2 CNN Livestream

Latest Videos