Trump përmbys planin: Nuk do ketë sulme ndaj Iranit

Nga Erjon Dervishi
4 Nëntor 2026, 14:36 | Bota

Duket se plani i Donald Trump për të filluar sulmet e reja ndaj Republikës Islamike të Iranit do të presin. është vetë kreu i Shtëpisë së Bardhë, që ka dhënë një fakt të tillë. Në një intervistë për prestigjiozen britanike, Financial Times, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se Shtetet e Bashkuara nuk kanë plan të menjëhershëm për të rinovuar sulmet ajrore kundër Iranit.

Deklarata pasoi sulmet e SHBA-së në ishullin Qeshm të Iranit, pasi regjimi pretendoi se kishte rrëzuar një dron amerikan, konfirmoi një zyrtar amerikan për The Jerusalem Post të hënën.

“Shtetet e Bashkuara nuk kanë plane të menjëhershme për të goditur Iranin. Duket se po marrim gjithçka që duam. Ushtria amerikane është “e gatshme dhe e armatosur” nëse sulmet janë të nevojshme, por mund të mos ketë arsye për të rinisur veprimet ushtarake. SHBA-të “nuk janë realisht në luftë” me Iranin, pasi me Operacionin “Midnight Hammer” kemi “eliminiuar aftësisë së tyre për potencial bërthamor”. Pastaj i goditëm përsëri, me Epic Fury, etj... Por nëse mendoni për këtë, mund të themi se nuk kemi pasur luftë me ta për një kohë të gjatë, gjashtë muaj, ndoshta më shumë”, tha Trump.

Trump shtoi se bisedimet lidhur me rezervat e uraniumit të pasuruar të Iranit, të cilat kanë qenë një pikë ngërçi në negociatat e mëparshme, janë duke vazhduar. Komentet e Trump erdhën pasi një zyrtar i lartë iranian i tha Reuters se Irani dhe SHBA-të janë larg arritjes së një marrëveshjeje për t'i dhënë fund luftës. Presidenti amerikan u kishte thënë gazetarëve të hënën se nuk po e shqyrtonte mundësinë e sulmit ndaj Iranit pas zgjedhjeve të mesit të mandatit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos