SHBA, pacienti hyn në spital dhe vret mjekun që e operoi, më pas vetëvritet

Nga A2 CNN
2 Qershor 2022, 18:27 | Bota

Një burrë ka hyrë në një spital të Oklahomës dhe hapi zjarr, duke vrarë 4 persona dhe duke plagosur 10 të tjerë, përpara se të vriste veten.

Vrasësi ishte një pacient i cili ankohej për dhimbje pasi së fundmi iu nënshtrua një operacioni në shpinë. Mes viktimave ka edhe dy mjekë, njëri prej të cilëve është ai që e kishte operuar.

https://a2news.com/2022/05/25/masakra-e-teksasit-19-femije-dhe-2-te-rritur-vriten-nga-nje-18-vjecar/

Sulmuesi përdori një pushkë gjysmë automatike Ar-15 të blerë në të njëjtën ditë. Ai kishte njoftuar vazhdimisht klinikën për dhimbjet pas operacionit dhe kishte akuzuar mjekun e tij, Preston Phillips.

Policia tha se gjeti gjithashtu një letër nga vrasësi, e cila sqaron se si ai u kthye në klinikë me "qëllim për të vrarë Dr. Phillips dhe këdo që ishte në rrugën e tij". Mes viktimave ka edhe një recepsionist dhe një pacient. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos