1200 maturantë më pak, universiteti i Shkodrës nis “gjuetinë” e studentëve

Nga A2 CNN
28 Maj 2025, 12:21 | Aktualitet

1200 maturantë më pak, universiteti i Shkodrës nis

Ulja e numrit të maturantëve vit pas vit do thotë një ulje e numrit të studentëve që kërkojnëtë regjistrohen në universitete.

Vetëm në bashkinë e Shkodrës numri i maturantëve që mbarojnë shkollat e mesme këtë vit mësimor përllogaritet në rreth 1200 më pak se viti i kaluar.

Për t'i paraprirë këtij trendi negativ, rektori i universitetit “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës i ka apeluar rektorëve dhe stafit pedagogjik që të ndërmarrin të gjitha veprimet dhe komunikimet me shkollat e emsme jo vetëm të qarkut të Shkodrës por edhe përtej kufijve për të thithur sa më shumë studentë tërinj.

Krijimi i kushteve sa më të mira të ushqimit dhe akomodimit për studentët e rinj shikohet si një mundësi më tepër për të joshuar maturantët.

Gjithashtu rektori Gjuraj i ka bërë apel pushtetit lokal që të zbatojë detyrimin që ka për partneritet me universitetin.

Rënia e numrit të studentëve prej vitesh po rrezikon jo vetëm mbylljen e programeve të caktuara mësimore por edhe vetë ekzistencën e disa universiteteve në vend. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos