“1500 dollarë për koordinator transporti”, kompania amerikane “luftë” për punonjës në Tiranë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2026, 17:43 | Aktualitet

“1500 dollarë për koordinator transporti”, kompania

Tregu i punës në Shqipëri po përballet gjithnjë e më shumë me mungesën e punonjësve të kualifikuar, ndërsa kompanitë po detyrohen të rrisin pagat dhe të kërkojnë staf në një treg gjithnjë e më konkurrues.

Rasti më i fundit vjen nga kompania amerikane Universal Transport, me seli në Detroit, e cila ka shpallur vende të lira pune në Tiranë për pozicionin e dispatcher-it, një rol kyç në koordinimin e transportit dhe logjistikës në tregun amerikan.

Ajo që tërheq vëmendjen është paga e ofruar, e cila varion nga 1.200 deri në 1.500 dollarë në muaj, në varësi të eksperiencës dhe performancës së kandidatit. Për tregun shqiptar të punës, kjo konsiderohet një ofertë mjaft konkurruese.

Sipas njoftimit të kompanisë, kandidatët duhet të kenë eksperiencë të mëparshme në industrinë e transportit dhe trucking-ut në SHBA, njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, si dhe aftësi të forta komunikimi dhe organizimi.

Vendet e punës janë të bazuara në Tiranë, ndërsa kompania operon në Shtetet e Bashkuara.

Kompania shkruan se të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar CV-në në adresën e emailit [email protected].

Ekspertët e tregut të punës prej kohësh paralajmërojnë se emigracioni, mungesa e profesionistëve dhe kërkesa në rritje nga kompanitë e huaja po krijojnë një garë të fortë për burimet njerëzore në Shqipëri.

Në sektorë si transporti, teknologjia dhe shërbimet, pagat janë rritur ndjeshëm krahasuar me vetëm pak vite më parë, ndërsa bizneset po hasin vështirësi gjithnjë e më të mëdha në gjetjen e stafit të kualifikuar.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos