“16-vjeçaret abuzohen me bursat e shkollës”, eksperti i sigurisë tregon rastet

Nga A2 CNN
6 Korrik 2026, 08:57 | Aktualitet

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN, ngriti shqetësimin për trafikimin e të miturave 16-vjeçare, duke përdorur si karrem bursat e shkollës. Elezi tregoi katër raste të identifikuara, një në Veri të Shqipërisë, dy në Kosovë dhe një në Maqedoninë e Veriut.

“Kam pasur raste ku fëmijët janë shantazhuar dhe më pas janë trafikuar. Në Veri të Shqipërisë, dy raste në Kosovë dhe një në Maqedoni, 4 raste të reja, të moshave 16-vjeçare ku nga një komunikim për një çështje krejt ndryshe, ku në Kosovë komunikimi ka nisur për një bursë jashtë vendit, e më pas ka sjellë një situatë ku personat e kanë nxitur të renë të ndaj video që lidhen me pjesën intime të tyren, duke i thirrur në shkolla të posaçme apo aktrim. Janë forma të ndryshme. Kemi pasur një rast ku një vajzë e mitur është nisur në Turqi për t’u shkolluar dhe më pas është keqpërdorur seksualisht, dhe është arrestuar personi që vinte nga territoret tona", shprehet Elezi.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos