Flet një nga të ndaluarit në protestë: Jemi përballur me dhunë, s’na është ofruar ndihma bazike mjekësore

Nga A2 CNN
5 Korrik 2026, 20:29 | Aktualitet

Flet një nga të ndaluarit në protestë: Jemi përballur

Albin Nikolli, një nga protestuesit që qëndroi disa ditë në komisariat, pas protestës së 2 korrikut, pretendon se ai dhe shokët e tij janë dhunuar nga policia edhe gjatë paraburgimit. 

Po ashtu Nikolli thotë se nuk i është ofruar ndihma bazike mjekësore nga një personel i kualifikuar.  Në fjalën e mbajtur gjatë protestës së 36-të para Kryeministrisë, i riu u shpreh:

Unë jam një nga dy personat e arrestuar në protestën e 2 korrikut. Jemi arrestuar në mënyrë të paligjishme. Kemi qenë te Parlamenti, kemi kërkuar informacion për një protestues dhe jemi përballur me dhunë të pashpjegueshme nga Policia e Shtetit. Jemi ndaluar në mënyrë brutale dhe jemi shoqëruar në Komisariatin nr.3. Unë s’dua të viktimizohem, pasi shumë nga shokët e mi me të cilët kam qenë kanë pësuar dhunë të jashtëzakonshme dhe të pajustifikuar. Dua të them që s’na është ofruar as ndihma bazike mjekësore, as ekspertiza mjeko-ligjore nga personel mjekësor i kualifikuar edhe pse është e drejta jonë ligjore dhe kushtetuese. Protestuesit s’janë huliganë, s’janë kundër ligjit dhe rendit kushtetuese. Janë për ta kthyer Shqipërinë në shina demokratike”, tha ai.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos