200 lindje më pak në vit, kompleksiteti i faktorëve të plakjes së popullsisë në Durrës

Nga Gazmend Janku dhe Elitjona Doko
19 Korrik 2026, 13:06 | Aktualitet

Rënia e lindshmërisë po bëhet gjithnjë e më e dukshme edhe në Durrës. Të dhënat zyrtare të lindjeve nga materniteti i Durrësit flasin se gjatë viti 2025 u regjistruan200 lindje me pak se një vit më parë, dhe një trend i ngjashëm po vijon edhe këtë vit.

Ekspertë të fushës psiko-sociale parashtrojnë disa nga faktorët kryesore që po ndikojnë në këtë ulje të vazhdueshme të lindjeve në qytetin bregdetar.

Natyrisht që këto faktorë përveç rritje së pasigurisë, së çifteve i detyrojnë ato që të mbledhin edhe më shumë informacion rreth vështirësisë për të përballuar krijimin e një familje, informacion i cili shikohet si një tjetër faktor në uljen e lindshmërisë.

Gjithashtu për ekspertët socialë një tjetër faktor që shikohet si mjaft ndikues në stopimin e lindjeve është edhe roli që tashmë gruaja ka marrë në shoqëri dhe jetën ekonomike të vendit.

Rritja e moshës për t’u bërë prindër dhe natyrisht suporti i pamjaftueshëm i nënave të reja si në raport me punën ashtu edhe më krijimin e kushteve në çerdhe dhe kopshte për mbajtjen e fëmijëve, formojnë faktorët kompleksë të fenomeni që po plak popullsinë e vendit dhe natyrisht po krijon kushtet për uljen e saj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos