Disa prej protestuesve nuk e braktisën sheshin para kryeministrisë. Ata qëndruan gjithë natën aty. Ka prej tyre që kanë ardhur nga diaspora që thonë se nuk do të lëvizin deri mëngjesin e nesërm, kur do të duhet të udhëtojnë për në vendin ku kanë emigruar.

Mbrëmjen e djeshme u shënua protesta me e madhe kundër qeverise së kryeministrit Edi Rama. Me ndihmën edhe të shqiptarëve të mbërritur posaçërisht nga Diaspora, Bulevardi Dëshmorët e Kombit u mbush plot, ndërsa kërkohet dorëheqja e Ramës dhe largimi i politikes së vjetër.

Ndërsa sonte në orën 19:00 do të mbahet protesta e 22-të, e cila zanafillën e pati nga dhuna e ushtruar në Zvërnec në sytë e policisë. Ajo u shndërrua më pas, jo vetëm në një protestë mjedisore, por një kërkesë trejavore për largimin e qeverisë.
(A2 Televizion)