28 Nëntori, atmosferë festive në Fier

Nga Çaku Tafa
28 Nëntor 2026, 20:15 | Aktualitet

28 Nëntori, atmosferë festive në Fier

Mbrëmja e 28 Nëntorit në Fier ishte festive në kuadër të Ditës së Pavarësisë.

Dhjetëra automjete të zbukuruara me flamuj kombëtarë kanë parakaluar në qendër të qytetit, duke krijuar një atmosferë festive dhe duke u përshëndetur nga qytetarët e pranishëm, shkruan A2.

Edhe të rinjtë e Vlorës kanë festuar 28 Nëntorin me një paradë makinash, të zbukuruara me flamuj kuq e zi.

Pranë Sheshit të Flamurit, ata kanë ndezur flakadanë, kanë valëvitur flamujt dhe kanë krijuar një atmosferë festive me boritë e makinave, duke i dhënë qytetit një tjetër ngjyrim në këtë ditë të veçantë kombëtare. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos