
Një situatë shqetësuese mjedisore është denoncuar në fshatin Psar, në Bashkinë e Këlcyrës, ku dhjetëra krerë bagëti të ngordhura janë hedhur në përroin e fshatit, duke shkaktuar ndotje të rëndë dhe shqetësim për banorët.

Sipas raportimeve të A2 CNN, trupat e bagëtive të ngordhura krijojnë rrezik jo vetëm për ndotjen e mjedisit, por edhe përhapjen e infeksioneve.
(A2 Televizion)