Mungojnë investimet, rrethuar nga rezervuare por pa vaditje në ara

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
18 Qershor 2026, 15:08 | Aktualitet

Disa mijëra hektarë tokë në njësitë administrative të Zharrës dhe Luarit në Roskovec, prej 35 vitesh nuk kanë sistem vaditje dhe për rrjedhojë janë thuajse djerrë.

Edhe ata që guxojnë të mbjellin nuk marrin rendimentin e duhur për mungesë të ujit për vaditje, duke shpresuar vetëm tek reshjet, shkruan A2 CNN. Ndërsa kush ka investuar në sera është detyruar që të shpojnë puse për vaditje.

Mungesa e vaditjes në një zonë që rrethohet me rezervuare dhe burime ujore pranohet edhe nga agronomi i zonës.

Mungesa e vaditjes së tokave, mbjellja e të cilave është e vetmja mundësi ekonomike e këtyre banorëve, ka ndikuar ndjeshëm edhe në shpopullimin e këtyre zonave, dhe lënien e tokave djerrë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos