Ankesat nga Pogradeci, legjislacioni për emergjencat civile vonon ndërhyrjen

Nga Artin Halili dhe Gazmend Janku
29 Shtator 2026, 15:38 | Aktualitet

Rishikimi i procedurës ligjore për ndërhyrje në raste të emergjencave civile dhe natyrisht buxhetet në dispozicion të bashkive për raste të tilla, ishin dy nga shqetësimet e bashkisë së Pogradecit gjatë takimit me komisionin parlamentar për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale i drejtuar nga Fatmir Xhafa.

Komisioni parlamentar për nismat qytetare, bashkëpunimin dhe mbikëqyrjen institucionale e ka nisur turin e tij me pushtetin lokal nga bashkia e Pogradecit ku janë njohur nga afër kryesisht me masat dhe mënyrën e përballimit për emergjencat civile, sigurinë ushqimore dhe sigurinë në shkolla. Gjatë takimit kryetari i Bashkisë së Pogradecit i ka kërkuar komisionit në fjalë që të propozojë ndërhyrje ligjore në lidhje me procedurat e tenderimit në rast të emergjencave civile, pasi ligji aktual nuk u jep mundësi të reagojnë shpejt edhe në rastet kur janë fondet përkatëse.

Një shembull i tillë janë edhe dëmet që kanë ardhur në unazën e sipërme të Pogradecit ne prurjet e lumit Verdovë një vit më parë, dëme të cilat edhe sot që po afrohet sërish stina e reshjeve janë ende të pariparuara.

Vlera në dispozicion të emergjencave civile ishte një tjetër shqetësim nga përfaqësuesit  e bashkisë së Pogradecit.

Këto shqetësime së bashku me propozimet për zgjidhjen e tyre do ti paraqiten parlamentit dhe institucioneve qendrore nga komisioni parlamentar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos