Autoriteti i dosjeve, studime për komunizmin dhe ish-Sigurimin e Shtetit

Nga Ornela Joti
29 Qershor 2026, 19:14 | Aktualitet

Që prej rrëzimit të diktaturës flitet shpesh për përndjekjen politike, për debatin pro dhe kundër hapjes së dosjeve, dritë-hijet e personazheve që përsëri ia kanë dalë të depërtojnë nga Sigurimi i Shtetit në politikë, qeverisje dhe drejtësi.

Për herë të parë Autoriteti për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit thërret studiues shqiptarë e të huaj për të hulumtuar për përndjekjen politike në Komunizëm.

Gjatë një konferencë shkencore kryetarja Gentiana Sula tha se dokumentet arkivore do të shërbejnë jo vetëm për të rikthyer kujtesën historike, por edhe për të ndërtuar studime shkencore mbi veprimin e gjithë segmenteve që i dhanë regjimit komunist egërsinë e tij më të madhe.

Në këtë konferencë ndërkombëtare historianë e studiues të huaj treguan se si shërbimet e huaja sekrete mbaheshin nën mbikëqyrje të vazhdueshme nga kundërzbulimi shqiptar.

Edhe studiuesit shqiptarë treguan se si presioni i ish-sigurimit ndikoi mbi individin, familjen dhe gjithë shoqërinë shqiptare. 

Të gjithë ata që kanë interes mbi punimet shkencore të historianeve, juristëve dhe arkivistëve për ish-Sigurimin e Shtetit, punimet e kësaj konference do t’i gjejnë të publikuara në një platformë të veçantë të Autoritetit te Dosjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos