Banorët në protestë, Kreshpani merr ujë nga çezma 60-vjeçare e komunizmit

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
24 Qershor 2026, 15:23 | Aktualitet

Kjo çezmë e bërë 60 vite më parë në vendin kur dikur ka qenë burim, është shpresa e vetme për mijëra banorë të fshatit Kreshpan dhe disa zonave të tjera të njësisë administrative të Cakranit në bashkinë e Fierit.

Banorët të lodhur nga mungesa e përvitshme e ujit në banesat e tyre shprehin indinjatën e tyre për situatën ku i kanë lënë edhe pse detyrohen në mënyrë paradoksale të paguajnë edhe faturat afrofe të ujit të pijshëm që nuk ju vjen kurrë në banesa.

Një tjetre banor i moshuar tregon me nostalgji kohen kur ju ka ardhur për pak kohë ujë në çezmat e banesës mbi 20 vite më parë.

Ndërkohë ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve të Fierit pranojnë faktin se linjat e reja ende nuk janë vënë në funksion, por sipas tyre linjat e vjetra furnizojnë popullatën me4 orë ujë në 24 orë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos