Temperatura ekstreme në Spanjë, shqiptarja: Temperatura në ambient deri në 50 gradë

Nga A2 CNN
24 Qershor 2026, 08:23 | Aktualitet

Vala e të nxehtit që ka përfshirë Spanjën po sjell temperatura ekstreme në disa rajone të vendit. Brikena Perollari, këshilltare për emigracionin në Spanjë, tha në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN se në disa ambiente temperatura e perceptuar ka arritur deri në 51 gradë Celsius, si rezultat i kombinimit të vapës, lagështirës dhe kushteve të mjedisit urban.

51 gradë Celsius, që edhe njerëzit të mos alarmohen, është ai efekti mes temperaturës, lagështirës, ambientit, sidomos në zonat ku ka qarkullim makinash apo në zonat e stacioneve të trenave. Jo më larg se dje, Madridi dhe Andalusia, kishte alarm portokalli, që është ngjyra e parafundit për temperature mbi 37. Dje Andalusia arriti temperatura tejet të larta, sidomos Sevija, ku temperaturat tregonin mbi 40-41 gradë Celsius në ambientet publike. Po të kthehemi në vitin e kaluar Spanja vazhdon në të njëjtën linjë, me të vetmin diferencë që gjatë drekës ka zagushi që e bën edhe më mbytëse. Qeveritë autonome janë të përgatitura dhe marrin masa. Sivjet këto temperatura u përshpejtuan pak. Nga meteorologët këshillohet që pas orës 10:00 të mëngjesit daljet të rrallohen. U bë një ligj që edhe temperaturat e kondicionerit të mos ishin shumë të ulëta, që mos kishte këtë diferencën e madhe nga ambienti i brendshëm në të jashtëm”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos