Regjisori Robert Budina deklaroi se shembja e Teatrit Kombëtar i ka shkaktuar Shqipërisë një humbje deri në 100 milionë euro. Në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN, teksa diskutohej mbështetja që aktori i madh Robert Ndrenika, i bëri publikisht Erion Veliajt në sallën e gjyqit, Budina solli në vëmendje prishjen e Teatrit Kombëtar mbrëmjen e 17 majit 2020, duke theksuar se ishte një goditje ndaj trashëgimisë kulturore dhe interesit publik.
“Prishja e Teatrit Kombëtar humbi një vlerë rreth 85 milionë euro deri 100 milionë euro me gjithë investimin që po bëjnë tani dhe nëse do ishte investuar për të kërkuar siç ne arritëm të lidheshim me Europa Nostra njërën mund të vinin në Shqipëri mund të ndërtohej një teatër dhe të merrej 10 milionë euro, mund të merreshin falas edhe 6 deri në 8 milion euro me lobimin që ishte bërë deri në atë moment, mund të ishte rikthyer vlera e teatrit kombëtar dhe kjo humbje që i ka shkaktuar qeveria dhe të gjithë ata që mbështetën shembjen e Teatrit Kombëtar, po ta përkthesh për kokë i bie 35 deri në 40 euro kanë paguar shqiptarët për shembjen e Teatrit Kombëtar. Nëse ne do flasim për të mirën publike, e mira publike është kjo dhe vetëm kjo mbrapa gjithsecili luan rolin e vet”, tha ai Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Budina theksoi se godina e teatrit kishte vlerë historike dhe simbolike, pasi aty kishin lindur institucione të rëndësishme artistike dhe kulturore të vendit.
“Çfarë humbën shqiptarët duke shembur Teatrin kombëtar? Humbën këto që thashë unë 85 deri 100 milion euro dhe kosto e teatrit të ri me lekët e shtetit 40 milion euro. I ka shkuar trefish, katër fish më shumë sesa po të vinin paratë e Evropës dhe ndërkohë ti do kishe një trashëgimi. Doni t'ju përmend juve se çfarë ka qenë ai Teatër Kombëtar? Lindi Teatri Kombëtar, lindi estrada, lindi Akademia e Arteve, lindi Teatri i Operas dhe Baletit, lindi gjithçka. U bë dhe gjyqi, kaloi dhe në politikë, u bë dhe gjyqi i atyre deputetëve që u dënuan më vonë. Dhe ky kjo nuk ishte thjesht një godinë, por ishte kishte brenda histori, kishte energji njerëzore. Prandaj Europa i lexon këto”, u shpreh ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Ai kujtoi edhe përplasjet me policinë gjatë protestave për mbrojtjen e teatrit, ku aktivistët dhe artistët rrezikuan jetën për të mbrojtur atë pasuri publike.
“Unë di që sa herë jepnim intervista artistët që donin që të bëhej një teatër i ri, vinte policia në teatër. Këtë e di unë që na thoshin dil jashtë se kishin marrë kishin marrë kurajo dhe guxim; dilni ju tani se s'jeni asnjë gjë aty. Dilni se po ju kapim shpulla edhe përdornin dhe fjalor të papërshtatshëm. Kishte dhe nga ata policë që na ndihmonin. Thoshin aman qëndroni për ne për fëmijët tanë. Tani kjo nuk ka pikë rëndësie. Për pasurinë e shqiptarëve. Nuk ka rëndësi çfarë i tha, pse i tha, ku i tha. Kjo është çështje personale. Gjithsecili merr kostot e veta. Ne jemi artistë, ne flasim për parime. Shko merru me politikën që të flasë për emra. Shko merru me prokurorinë për të nxjerrë çështjet ku janë dhe si janë. Janë aty me qindra dosje për Teatrin Kombëtar që nuk janë prekur fare”, theksoi regjisori Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Budina deklaroi se prishja e teatrit ndodhi në mënyrë të fshehtë në orët e para të mëngjesit, pak para mbërritjes së përfaqësuesve europianë që, sipas tij, do të shqyrtonin mundësinë e financimit të projektit.
“Kemi shkuar deri në Paris, kemi lobuar te Europa Nostra, kemi takuar presidentin atje, kemi takuar këshilltarin e Macron për trashëgiminë dhe firmosi një libër ku tha; duhet mbrojtur Teatri Kombëtar me se s'bën në Shqipëri dhe nuk e besonte që një kryeministër artist mund të kishte ndërmend të shembte Teatrin Kombëtar dhe faktikisht ndodhi dhe ndodhi në fshehtas në 4:30 të mëngjesit se nuk ndodhi ditën kur të ishim të gjithë. Mbas dy ditësh do vinin përfaqësuesit evropianë në Shqipëri për të parë situatën do investoheshin deri 70.000 euro të martën të vinin ata për të parë si ishte gjendja dhe do fillonte lobimi për të marrë 5 deri në 10 milion euro falas nga Evropa me kredi të butë do vinin deri gjashtë deri 7 milionë të tjera dhe këta e shembën”.
(A2 Televizion)