
Një zjarr ka përfshirë gjatë disa mjete të rënda të një kompanie inertesh në Kurbin.
Në pamjet e mbërritura në A2 CNN shihet se në flakë janë përfshirë 4 kamionë dhe një eskavator, ndërsa zjarrfikësit po mundohen të shuajnë flakët.
Një pjesë e tyre janë shkrumbuar totalisht.
Nuk dihen shkaqet e zjarrit.
Kurbin/Informacion paraprak
Rreth orës 01:40, në Milot, në një subjekt për përpunimin e inerteve, në administrim të shtetasit K.B., janë djegur 4 kamionë dhe 1 eskavator. Gjithashtu, në spital është paraqitur roja i objektit, shtetasi M. M., 60 vjeç, me dëmtime fizike në pjesën e fytyrës.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet hetimore dhe procedurale, me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. (A2 Televizion)