“Djersitja e tepërt shenjë për probleme me zemrën", mjekja analizon shkaqet

Nga A2 CNN
22 Korrik 2026, 08:56 | Aktualitet

Djersitja e tepërt gjatë ditëve të nxehta të verës nuk duhet neglizhuar, pasi në disa raste mund të jetë tregues i problemeve shëndetësore, përfshirë edhe ato kardiake.

Kështu u shpreh mjekja kardiologe Engjëllushe Hasani në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN. Sipas saj, personat që djersijnë shumë dhe në mënyrë të vazhdueshme janë më të rrezikuar nga dehidrimi, një gjendje që mund të ndikojë në funksionimin normal të organizmit.

Personi që djersit më shumë dhe gjatë gjithë kohës mund të ketë probleme me dehidrimin. Sepse uji është një rregullator, bën që nxehtësia të dali jashtë, të mos kemi rritje të frekuencës dhe stina e nxehtë e verës, dhe personat e pakontrolluar, sigurisht na jep një shfaqje të një sëmundje kardiake nëse ai nuk është kontrolluar. Sepse sigurisht djersitja e tepërt, rritja e pulsit të zemrës, ndoshta na çon këtu te shfaqja e një sëmundje kardiake”, tha Hasani. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos