
Një stuhi e fortë përfshiu mbrëmjen e së martës qytetin e Sarandës, duke shkaktuar dëme materiale dhe probleme në furnizimin me energji elektrike, raporton A2CNN.
Erërat e forta, të shoqëruara me vetëtima intensive, krijuan situatë të vështirë në disa zona të qytetit. Si pasojë e motit të keq, një pjesë e Sarandës mbeti pa energji elektrike.
Stuhia shkaktoi gjithashtu dëmtime në automjete, ndërsa era e fortë dëmtoi çadra, tavolina dhe struktura të jashtme të disa lokaleve dhe bareve përgjatë vijës bregdetare.
Deri më tani nuk raportohen persona të lënduar, ndërsa autoritetet po vlerësojnë dëmet e shkaktuara nga stuhia.

(A2 Televizion)