Eksperti për marrëdhëniet ndërkombëtare Marlind Laçi mendon që synimi i Iranit është që të ketë luftime në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi e ka projektuar këtë shtet si armiqësor, duke qenë se ishte pjesë e boshtit të sulmeve që SHBA dhe Izraeli ndërmorën ndaj Tehranit.
Duke folur në emisionin “Dita Jonë” në A2CNN Laçi vë në dukje se shtete me kapacitete minore të mbrojtjes si Emiratet, Katari dhe Kuvajti, janë të varur nga SHBA-të. Sipas tij nëse Amerika largohet nga Lindja e Mesme, atëherë nuk ka më një garanci për këto shtete, që s’do sulmohen nga Irani.
“Irani pas sulmeve që pati ndaj bazave amerikane ka një synim tjetër dhe hera herës e vendos në dukje këtë synim. Synimi i Iranit me çfarë gjykoj unë është që të ketë edhe luftime në Emiratet e Bashkuara Arabe, pasi e ka projektuar Emiratet si shtet armiqësor, dhe duhet thënë që Irani ka kapacitete të jashtëzakonshme kur bëhet fjalë për fjalë për shtete minore si Emiratet, Katari, Kuvajti. Në momentin që Trump vendos të largohet nga Lindja e Mesme, atëherë vendet e Lindjes së Mesme nuk do kenë më një garanci amerikane për të mos u sulmuar nga Irani dhe do shtojë edhe oreksin e Republikës Islamike për të ndërmarrë hapa radikalë ndaj këtyre shteteve, që nuk i kanë kapacitetet mbrojtëse, pasi bëhet fjalë për shtete 3-4 milionë banorë. Indikacionet janë që Irani të ketë marrëdhënie armiqësore me Emiratet Arabe pasi e konsideron si pjesë të bushtit që mori pjesë në sulme”, tha ai. (A2 Televizion)