
Këngëtarja Eli Fara ka reaguar pas publikimit dhe shpërndarjes në rrjet të videove intime, ku ajo shfaqet me kompozitorin Adrian Hila. Fara thotë se publikimi i pamjeve ka cenuar privatësinë e saj dhe se situata e krijuar ka prekur edhe familjen.
Këngëtarja shprehet se është e lënduar nga publikimi i materialeve, si dhe nga gjykimet dhe fyerjet që kanë pasuar në rrjet. Ajo thekson se nuk ka arsye të ndihet e turpëruar për jetën e saj private, ndërsa kundërshton filmimin dhe shpërndarjen e momenteve private pa dijeninë dhe pëlqimin e personave të përfshirë.
Fara u kërkon qytetarëve të mos vijojnë me shpërndarjen e materialeve dhe të tregojnë kujdes ndaj personave dhe familjeve të prekura.
Këngëtarja bën të ditur gjithashtu se çështjen do t’ia lërë drejtësisë. (A2 Televizion)