Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në Gjirokastër

Nga Rigels Malile
3 Tetor 2026, 14:13 | Aktualitet

Zjarr i përmasave të mëdha në kullotat e Karjanit në

Një zjarr ka rënë në kullotat e fshatit Karjan, të Bashkisë Gjirokastër. Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në terren në anën veriore të fshatit, pasi zjarri po merr përmasa të mëdha.

Zjarrfikësit janë duke ndërhyrë për izolimin e vatrave të zjarrit dhe shuarjen e plotë të tij, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme.

Nga zjarri nuk ka dëme në njerëz apo dëme materiale. Policia ndërkohë është në ndjekje të zjarrvënësit dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos