Fiket zjarri në “Lëndinën e Madhe” në Sinicë të Korçës

Nga Artin Halili
12 Gusht 2026, 10:43 | Aktualitet

Fiket zjarri në “Lëndinën e Madhe” në

Situata e zjarrit në zonën “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë, paraqitet e normalizuar. Flakët janë fikur dhe aktualisht nuk raportohet për përhapje të mëtejshme të zjarrit në sipërfaqen pyjore.

Forcat zjarrfikëse vijojnë të mbajnë nën monitorim zonën, për të shmangur çdo riaktivizim të mundshëm të vatrave të zjarrit.

Në terren ndodhen 11 forca zjarrfikëse me 2 mjete, si dhe 7 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po monitorojnë situatën dhe po kontrollojnë zonën e prekur nga zjarri.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos