
Një zjarr ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e njohur si “Lëndina e Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.
Pas marrjes së njoftimit për flakët nga shërbimi zjarrfikës i Bashkisë Devoll, drejt zonës është nisur një ekip prej 11 zjarrfikësish dhe 3 punonjësish të shërbimit pyjor.
Forcat në terren po punojnë për vënien nën kontroll dhe neutralizimin e vatrës së zjarrit, ndërsa ndërhyrja vijon.
Për momentin nuk dihet sipërfaqja e saktë e përfshirë nga flakët dhe as shkaku i rënies së zjarrit.
Shërbimet zjarrfikëse po monitorojnë situatën dhe po punojnë për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve në zonën pyjore. (A2 Televizion)