
Një shtetas shqiptar, i identifikuar si Ermal B., u arrestua pasi u konstatua duke fluturuar me një avion të lehtë mbi centralin bërthamor në Penly, në Normandi, në veri të Francës.
Mediet raportojnë se ai kishte zbritur nën lartësinë minimale të lejuar në këtë zonë të konsideruar të sigurisë së lartë. Lajmin e ka publikuar "Le Journal du Dimanche" që duke cituar autoritetet zyrtare shton se menjëherë nisën proceduar e sigurisë ndërsa Forcat Ajrore ngritën një avion për ta inerceptuar.
Më tej shtohet se avioni i pilotuar nga shtetasi shqiptar u shoqëruar në aeroportin “Albert” ku u arrestua menjëherë sapo preku tokën.
Po ashtu shtohet se identiteti i të ndaluarit ka ngritur pikëpyetje te hetuesit që po verifikojnë nëse bëhet fjalë për një gabim apo veprim të qëllimshëm pa përjashtuar as spiunazhin.
Hetimi është në vazhdim dhe autoritetet franceze po analizojnë itinerarin e fluturimit, motivin e pilotit dhe të dhënat e avionit për të përcaktuar nëse kemi të bëjmë me një shkelje të rregullave të aviacionit apo me një veprim me qëllime të tjera. (A2 Televizion)