Gërmime arkeologjike në Lushnjë, tjegullat zbulojnë një banesë të antikitetit të vonë

Nga Çaku Tafa dhe Gazmend Janku
7 Tetor 2026, 23:11 | Aktualitet

Një rrëfim nga terreni, që sjell nga afër procesin e kërkimit dhe studimit të dëshmive arkeologjike, për të zbuluar më shumë mbi jetën dhe gjurmët e së kaluarës, realizuar nga Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore na tregon mbi gjetjet e fundit në Kodrën e Pusit, pranë qytetit të Lushnjës.

Tjegulla të zbuluara rastësisht nga banorët zbulojnë një banesë të antikitetit të vonë.

Përdorimi i teknologjisë në evidentimin e një harte të saktë për kërkimin e pasurive të tjera arkeologjike ndihmon si në terren, po aq edhe në laboratorët që bëjnë analizat e gjetjeve.

Tjegullat që lajmëronin gjetje arkeologjike janë një shenjë për vazhdimin e kërkimeve, ndonëse arkeologët shpresonin tempuj dhe deri më tani kanë gjetur këtë banesë rurale të antikitetit në Kodrën e pusit pranë Lushnjës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos