Grabiten me pistoletë lodër magazinat e një poste në Yrshek, gjendet e djegur makina e autoreve

Nga A2 CNN
21 Korrik 2026, 16:08 | Aktualitet

Grabiten me pistoletë lodër magazinat e një poste në

Katër persona dyshohet se kanë grabitur gjatë orëve të para të mëngjesit magazinat e një kompanie postare në Yrshek, duke përdorur një pistoletë lodër për të kërcënuar punonjësit.

Sipas burimeve për gazetarin e A2CNN Igli Çelmeta, rreth orës 01:10, katër shtetas, nën kërcënimin e një pistolete lodër, kanë marrë tre pako nga magazinat e postës dhe janë larguar menjëherë nga vendngjarja.

Ndërkohë shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar pistoletën lodër që dyshohet se është përdorur gjatë grabitjes.

Ndërkohë, në fshatin Kashar, në lagjen “Sorraj”, është konstatuar duke u djegur një automjet, i cili dyshohet se është përdorur nga autorët për t'u larguar pas grabitjes.

Automjeti është sekuestruar për ekspertim, ndërsa grupi hetimor po punon për të zbardhur plotësisht ngjarjen, identifikimin dhe kapjen e autorëve, si edhe për të përcaktuar përmbajtjen e pakove të grabitura. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos